“Rama i frikësuar”/ Meta nga Vora: Asnjë shqetësim për vulën. Edi t’i gjejë vendin dhe ta fusë ku i shijon më shumë!

Ilir Meta774

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama. I  ndalur tek vendimi për vulën e PD, Meta tha ; ‘Rama t’i gjejë vendin ku ta fusë’.

Gjithashtu theksoi se qytetarët duhet të jenë bashkë në 14 maj për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit.

“Asnjë shqetësim për vulën. Edi t’i gjejë vendin dhe ta fusë ku i shijon më shumë!”., u shpreh Meta duke shtuar: “Ky do të paguajë që askush të mos guxojë në të ardhmen të shkelë ligjin, demokracinë dhe të cënojë të ardhmen e vendit.

Na jepni fuqi që t’ju japim llogari, fuqia është vota, nuk themi që do të bëjmë mrekulli, por buxheti i taksave tuaja do të jetë transaparent. Mundësitë për Vorën janë shumë të mëdha sepse Vora është parajsë, është zona më e madhe industriale dhe me pak punë për të tërheque investitorë serioz, do të ketë ndryshime të mëdha”, tha më tej Meta.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×