Tre vite shok skuadre, argjentinasi thumbon Mbape: Nuk flas për njerëz me të cilët nuk kam marrëdhënie

Prej vitesh përflitet se problemet e PSG-së lindin nga fakti se ka një grup lojtarësh latino-amerikanë që qëndrojnë bashkë si dhe një grup të kontrolluar nga Mbape, që është i ndarë. Situatë e cila mendohet se ka sjellë shpesh konflikte në klub e që praktikisht është konfirmuar sot nga mesfushori argjentinas, Leandro Paredes.

U4QIUQIKAJDBLFUIC4NYC6WFOM

Futbollisti i cili iu bashkua PSG-së në vitin 2019, por gjatë kësaj vere u largua në drejtim të Juventusit, ka treguar se në fakt nuk ka asnjë marrëdhënie me Mbape, edhe pse kanë qenë shokë skuadre për tre sezone.

“Nuk jam personi i duhur për të folur për të. Unë kisha marrëdhënie me ata me të cilët kisha marrëdhënie dhe nuk mund të flas për ata me të cilët nuk kisha”, ishte përgjigja e tij në një intervistë për ESPN, kur u pyet rreth yllit francez.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×