Vendimi për vulën/ Bylykbashi zbulon detaje nga mbledhja në Gjykatën e Apelit: Presioni ishte i lartë! Basha dhe Alibeaj s’kanë këllqe…

Pd

“Edi Ramës nuk i duhen zgjedhje të lira e të ndershme, por kapja e pushtetit”, kështu u shpreh Oerd  Bylykbashi në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Nisida Tufa, foli edhe për vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me vulën.

Ai u shpreh se në sallë ndihej tensioni dhe po ashtu presioni, duke shtuar se pas vendimit sipas tij është qartazi që qëndron kryeministri Edi Rama.

Pjesë nga biseda në studio:

Çfarë ndodhi në sallën e gjyqit?

Bylykbashi: Kur je në një proces të një lloji të tillë tensioni është i madh po ashtu dhe presoni. Por kjo çështje ia kalon edhe çështjeve që prodhuan Lulzim Bashën kryetar. Por kjo ishte shumë më e madhe sepse për herë të parë në 32 vite, partia e dytë me e madhe më numër votash, nuk është vetëm fakti që është PD në atë çështje, por si të mos lihet PD të zgjidhet. Kemi gati një vit që është marrë vendimi. A mund ta mbajë Basha e Alibeaj të varur gjykatën? Jo sepse nuk kanë këllqe,. Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama. Në këtë aspekt e vetmja gjë që mund të prodhonte këtë zvarritje ishte presioni i Ramës. Zgjedhjet janë tani, por me datë 6 mars është afati.

A prisni rikthim të Bashës në skenën politike?

Bylykbashi: Basha e bën llogarinë me kredon e tij, me kriteret  e tij morale, por Basha ka dhënë dorëheqjen dhe ky është fakt i njohur dhe revokimi nuk ekziston. Pra është thënë që e kemi zëvendësuar, është Alibeaj. Ndryshe nga Basha diferenca është se Berisha u zgjodh, pra duhet të zgjidhesh në bazë të statutit. Vendimi nuk është përfundimtar.

Ne do t’i bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Do të kërkojmë drejtësi edhe pse e dimë çfarë ka prodhuar reforma në drejtësi. Në këtë çështje e çojmë në Strasburg, pro duhet kuptuar se gjykata ka rolin e mbajtjes shënim dhe regjistrimit në regjistër. S’mund të mbahet peng një parti politike me një vendim gjykate.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×