Universiteti “Epoka” organizoi edicionin e 10-të të panairit të karrierës, një event që bëri bashkë 70 kompani prestigjioze. Ky panair është eventi më i rëndësishëm për studentët aktual, por edhe ata të cilët kanë përfunduar studimet bachelor apo master në Universitetin “Epoka”.

“Panairi i karrierës në universitetin Epoka është gjithmonë i rëndësishëm, ku pjesa më e rëndësishme është të takohemi me kompanitë kryesore dhe që studentët tanë të arrijnë të vendosin kontaktet me kompanitë prestigjioze. Me rëndësi është që ndërsa studiojnë të kuptojnë se çfarë është duke ndodhur brenda industrive të ndryshme. Kur të diplomohen të kuptojnë se çfarë mjedisi pune do të gjejnë. Pra, qëllimi kryesor i Panairit është pikërisht ky, që studentët të kuptojnë se çfarë pune dëshirojnë të bëjnë”, është shprehur rektori.

Paniri i karrierës, tashmë në një traditë e suksesshme është kthyer në një mundësi të shkëlqyer për kompanitë, sipërmarrjet apo organizatat për të rekrutuar kandidatët e duhur në sektorin e punësimit.

Ky panair iu jep mundësi studenteve për t’u njohur më nga afër me tregun e punës, mundësi intershipi dhe punësimi të plotë për të nisur udhëtimin e tyre drejt karrierës profesionale.

Panairi i Karrierës është një platformë e suksesshme me plot mundësi për 2800 studentët e Universitetit EPOKA dhe në këtë event do të ofrohen mbi 1000 vende pune dhe praktika profesionale.

Arena e Lajmit

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit