EMRI/ Aksident fatal në Itali, humb jetën 27-vjeçari shqiptar dhe plagosen dy të tjerë

Qerim Gjepali Itali

Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën nga një aksident automobilistik në Itali. Mësohet se viktima është Qerim Gjepali.

Mediat e huaja bëjnë me dije se i riu, i lindur në Durrës, u aksidentua mbrëmjen e së dielës në udhëkryqin mes via Graziadei dhe via Banfi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 kur makina Mercedes CLK në të cilën po udhëtonte 24-vjeçari Qerim Gjepali, banues në Massa Lombarda (Ravena), u përplas me një pemë. Përplasja e fortë shkaktoi vdekjen e menjëhershme të 24-vjeçarit shqiptar.

Të plagosur mbetën dhe dy persona të tjerë, një 23-vjeçar shqiptar dhe një 19-vjeçar me origjinë nga Rumania. Të dy ndodhen ende në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×