Tirana do të luajë në Kupë me Veleçikun.
Bardheblutë pritet të marrin me vete gjithë grupin për sfidën me skuadrën nga periferia e Shkodrës, ndonëse pritet të luajë ekipi i dytë.
Edhe pse Orges Shehi ka punuar këto ditë, organikën nuk e ka pasur të plotë.
Nga ana tjetër, sot në fushën e lojës me shumë mundësi do të luajë nga minuta e parë Lika, më pas Zhivanaj, Iseni, Lulaj, Përgjoni.
Në mesfushë Hila, Bytyqi dhe Limaj.
Në sulm Berisha, Gjumsi dhe Nikqi. Tirana drejtohet nga Orges Shehi, i cili erdhi në krye të Tiranës më 27 janar 2021.
Kanë kaluar më shumë se një vit e tetë muaj dhe Shehi është trajneri më jetëgjatë i epokës “Halili”.
Për statistikë, Shehi në sfidën me Partizanin shënon ndeshjen e 70-të si trajneri i bardhebluve. Me Teutën ishte ndeshja e 69-të.
Në këto një vit e tetë muaj, Shehi ka grumbulluar 38 fitore, 14 barazime dhe 17 humbje. Golavarazhi është 120:62, duke fituar një titull kampion me Tiranën.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
