Ndeshja ndaj Burrelit në Kupë, mesfushori i Tomorit: Luajmë në dy fronte, organika këtë sezon premtuese

Tomori po punon me dy plane. Dje zbritën në fushë në fushë në 12:30, si për t’u përshtatur me orarin e ndeshjes së të dielës. Luajnë me Dinamon dhe gjithë fokusi është atje, por në të njëjtën kohë jashtë radhe nuk kanë lënë as Kupën e Shqipërisë.

tomori korabi

Pikërisht sot luajnë në Burrel për llogari të turit të parë dhe synimi është që të marrin një rezultat që i jep shanse kualifikimi. Ndonëse do të luajnë me formacionin e dytë, pritshmëritë janë të mëdha. Këtë e konfirmon edhe Genaldo Sharavolli, për “Panorama Sport”.

Mesfushori me tipare sulmuese, i cili prej vitesh mban veshur fanellën e Tomorit, mendon se organika i ka cilësitë për të luftuar si në kampionat ashtu edhe në Kupë.

“Nesër (sot) do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat, por dëshira jonë është të prezantohemi sa më mirë në këtë start të Kupës. Kundërshtari duhet vlerësuar, sidomos për paraqitjet e tij në shtëpi, ku Burreli ka treguar se është një kockë e fortë për çdo kundërshtar.

Duhet të kemi parasysh se kjo përballje do të ndahet në dy sfida, ndaj ne do të vlerësojmë edhe ndeshjen e kthimit, dhe pse jo t’i krijojmë vetes mundësinë për të luftuar në dy fronte.

Këtë vit shikoj një ekip ambicioz me një grup të konsoliduar, ku pavarësisht konkurrencës, në ekip mbizotëron harmonia. Organika e krijuar këtë sezon mua më duket premtuese, ndaj synimet janë për paraqitje dinjitoze.

Mendoj se tekniku Arbëri ka krijuar një frymë dhe filozofi që Beratit i mungonte prej kohësh, ndaj dhe këtë sezon jemi të impresionuar dhe besimplotë.

Personalisht jam në një gjendje optimale dhe shpresoj që të jem i dobishëm në çdo sfidë që do të më jepet mundësia”, përfundoi Sharavolli.

– Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×