Rroga dhe presioni nga Liverpuli, zbulohen pengesat për rinovimin e titullarit të Milanit

“La Gazzetta dello Sport” dha përditësimet më të fundit për rinovimin e kontratës së Ismael Benaserit. Mesfushori ka një marrëveshje me “Djallin” deri më 30 qershor 2024 dhe klubi ka qenë aktiv prej muajsh në përpjekje për të zgjatur martesën me ish-lojtarin e Empolit.

BENASER 1

Për Milanin, në fakt, Benaser është thelbësor, sidomos për manovrën e Stefano Piolit, prandaj rinovimi (me modifikimin e fuqishëm të rrogës së tij) është një prioritet për kuqezinjtë.

Aktualisht numri 4 i Milanit fiton pak më shumë se 1.5 milionë euro neto në sezon dhe ideja e drejtuesve është që të dyfishojnë pagën e tij.

Por Musa Sisokon, menaxher i Benaserit, shpreson të marrë kushte më të favorshme ekonomike nga “Djalli” duke e çuar pagën në rreth 4 milionë euro neto në sezon, jo shumë larg asaj të një tjetër lojtari kryesor të kuqezinjve, Teo Hernandez (i cili merr 4.5).

Presioni i Liverpulit për të rrëmbyer algjerianin, është një tjetër shkas që po vonon bisedimet për rinovim.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×