Aksidentimi i makinës së ambasadës ruse, policia jep detajet: Viktima, një 36-vjeçar rus

Img 0475

Policia e Tiranës ka dhënë detajet rreth aksidentit të rëndë që ndodhi gjatë natës në rrugën Tiranë-Elbasan, ku për pasojë humbi jetën një i ri.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin Andrea Kukuviç, dhe pasagjer shtetasin Sergei Mironov, është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus Sergei Mironov, 36 vjeç, ndërsa shtetasi Andrea Kukuviç, 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×