Frikë për largimin e titullarit, Interi monitoron dy mbrojtësit e Premier Ligës

Milan Shkriniar dhe shtyrja e takimit për rinovimin nga ana e sllovakut janë temat më shqetësuese në ambientin zikaltër. Paraqitjet jo në nivel të sllovakut në këtë fillim sezoni kanë ngritur jo pak dyshime se vijnë për pasojë të zërave të merkatos që kanë karakterizuar gjithë verën e tij, por asgjë nuk ka mbaruar.

SKRINIAR

Me PSG-në gati t’i ofrojë 10 milionë euro në sezon kundrejt 6.5 milionë eurove të Interit, mbrojtësi është më i tunduar se asnjëherë dhe po i detyron zikaltrit të mendojnë shitjen e tij në janar për një shifër prej 30 milionë eurosh që të mos e humbin në qershor me parametër zero.

Të vetëdijshëm për situatën, zikaltrit u janë kthyer ideve të vjetra për përforcimin e mbrojtjes.

Trevoh Shalobah, i riu i Çelsit, mund të mbërrijë si huazim në Milano, ndërsa turkut Çallar Sojunçu, kontrata me Lestërin i skadon në qershor duke e bërë po ashtu një opsion të favorshëm.

Collage Maker-28-Sep-2022-06.26-PM

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×