KUPA E SHQIPËRISË | GRUPI B/ Egnatia nuk gabon, Burreli merr fitoren në minutat e fundit. Mësoni rezultatet finale

Kupa e Shqipërisë luajti ndeshjet e mbetura të Grupit B, për sa i përket ndeshjeve si pritës në turin e parë.

kupa e shqiperise

Egnatia bëri detyrën përballë Shkumbinit në transfertë, duke e mundur me rezultatin 0-3 dhe duke hedhur një hap drejt turit të dytë.

Nga ana tjetër, Burreli mori një fitore të rëndësishme në minutat e fundit përballë Tomorit, me rezultatin 2-1.

Ndeshjet e kthimit do të luhen në datën 12 tetor, të cilat do të vendosin skuadrat që do të kalojnë në turin e dytë.

REZULTATET:

BURRELI 2-1 TOMORI

Ferruku (P) 32′, Kurbneshi 90′ / Gonzalez 54′

SHKUMBINI 0-3 EGNATIA

Dos Santos 4′, (P) 87′, Camaj 59′

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×