
Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin ‘Open” në News24, foli për ceremoninë e kurorëzimi të Mbretit Charles III.
Ai tha se ky ishte një eveniment i jashtëzakonshëm, ndërsa theksoi se pjesëmarrja e Presidentit të Shqipërisë, vë në pah edhe një herë bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve.
“Ishte një rast i jashtëzakonshëm dhe veçanërisht për mua, duke qenë se jam ambasador i Madhërisë së tij në Shqipëri. Është një moment i rëndësishëm kur shohim që Mbretëria merr një hap tjetër. Një nga gjërat që më pëlqeu ishte që të kishim Presidentin Begaj që përfaqësonte shtetin, dhe kjo është një shenjë e bashkëpunimit.
Qëkur Charles ka qenë princ kam qenë i besimi se ai luante një rol të rëndësishëm për Monarkinë, por besoj se duhen theksuar çështjet që ai ka mbështetur, siç janë të rinjtë. Po ashtu edhe për mjedisin. Edhe këtu në Shqipëri në rezidencën tonë kemi punuar në këtë kuadër”, u shpreh ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit