Aktorja e njohur turke, Amine Gulse, dhe Mesut Özil janë bërë prindër për herë të dytë.
Ata janë bërë sërish me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ela. Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë Ozil, i cili përmes një postimi në Twitter ka shkruar: “Mirë se erdhe në botë princesha jonë e vogël Ela”.
Ata mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë dy vite më parë, në 2020, duke i vendosur emrin Eda. E tashmë ajo është bërë motër e madhe.
Çifti kurorëzoi dashurinë në martesë më 7 qershor 2019 pas disa vitesh lidhje. Kohët e fundit aktorja ka bërë një pushim nga profesioni duke iu përkushtuar vajzës dhe familjes së saj. Nga ana tjetër, Özil iu bashkua Fenerbahçes si një transferim i lirë nga Arsenali në janar 2021. Pas një karriere të suksesshme në disa prej klubeve më të mëdha europiane, ai tashmë është kthyer në vendin e origjinës.
Kujtojmë se me Real Madrid Özil fitoi “La Liga-n” në 2012, dhe katër kupa FA në 2014, 2015, 2017 dhe 2020 me Arsenalin. 33-vjeçari shënoi 23 gola në 93 ndeshje për kombëtaren gjermane dhe ishte lojëtar kyç në fitimin e Kupës së Botës në 2014. Ai u tërhoq nga ekipi kombëtar pas një breshëri sulmesh raciste kundër tij pas paraqitjes së dobët të Gjermanisë në Kupën e Botës 2018.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
