Xhuliano Skuka do të mbetet i kuq për të paktën tre vitet e ardhshme!
Partizani dhe bomberi dibran kanë gjetur zyrtarisht gjuhën e përbashkët teksa ka ardhur dhe firma në kontratë përpara ndeshjes së rëndësishme, në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës, të dielën në orën 19:00, në stadiumin “AIR Albania”.
Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi i Partizanit me anë të një komunikate në profilin e tyre të rrjetit social “Facebook”, duke njoftuar marrëveshjen e arritur me 24-vjeçarin deri në vitin 2025.
Në pesë ndeshje në Kategorinë Superiore, Xhuliano Skuka ka shënuar 3 gola me fanellën e “demave të kuq”.
KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË PARTIZANIT –
“𝐗𝐇𝐔𝐋𝐈𝐀𝐍𝐎 𝐒𝐊𝐔𝐊𝐀 𝐑𝐈𝐍𝐎𝐕𝐎𝐍 𝐌𝐄 𝐏𝐀𝐑𝐓𝐈𝐙𝐀𝐍𝐈𝐍🤩
𝐒𝐮𝐥𝐦𝐮𝐞𝐬𝐢 𝟐𝟒 𝐯𝐣𝐞𝐜̧𝐚𝐫, 𝐢 𝐤𝐮𝐪 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝟐𝟎𝟐𝟓👏
FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Xhuliano Skukën. 24 vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2025, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e sulmuesit te Partizani.
Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub – Lojtar.
#NjëHerëIKuqPërjetIKuqXhulianoSkuka🔴☝️”
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
