Ishte ulur në një lokal, ja pamjet nga arrestimi i shqiptarit të kërkuar për trafik kokaine në Kili

E037b79e 93fc 4748 9913 9d4f2f46f829

Publikohen pamjet nga arrestimi i Viktor Gjinit në Kili, i cili akuzohet për trafik kokaine drejt Europës. Siç shihet nga pamjet e publikuara në mediat e huaja, shqiptari ishte ulur në një bar, kur policia i shkoi pranë dhe i vuri prangat.

Gjini, nuk është emër i panjohur për policinë në Amerikën Latine, pasi ai është arrestuar në vitin 2012 në Peru me 141 kg alkaloid kokaine. Bashkë me Gjinin janë arrestuar edhe tre shtetas të tjerë me origjinë kineze dhe peruane. Mësohet se Gjini ka qenë i pajisur me pasaportë holandeze.

Mediat e huaja shkruajnë se banda kriminale sillte drogën në portin e San Antonio përmes kontejnerëve dhe më pas ta dërgonte në Roterdam, në Holandë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×