Borusia Mynshengladbah-Bajern Mynih ishte një nga finalet më dramatike në historinë e Kupës së Gjermanisë. Lotar Mateus aktivizohej me “mëzat”, por kishte firmosur kontratë te rekordmenët gjermanë për sezonin e ri.
Rezultati i barabartë bëri që fituesi të caktohej nga “roleta ruse”. Matues e goditi larg katërkëndëshit dhe tifozeria e M’Gladbahut e akuzoi si tradhtar, sepse sipas tyre ai e humbi qëllimisht, marrë në konsideratë firmosjen me klubin ku do të aktivizohej vitin pasardhës.
MATEUS- ”Nuk kishte mënyrë më të bukur se sa ta mbyllja aventurën te Mynshengladbah me një Kupën. U rrita te “mëzat” dhe e dëshiroja me shpirt triumfin e Kupës së Gjermanisë. E gabova mundësinë time nga pika e bardhe dhe si përfundim ajo rezultoi përcaktuese, e përkthyer 6-7 në favor të Bajernit. I gatshëm të zëvendësoja 7 tituj e ligës në Mynih, kundrejt suksesit në finalen e vitit 1984. Tifozët më akuzuan se e gabova qëllimisht, pengu më i madhe i karrierës”, përfundoi rekordmeni në kanalin e “Bild”.
Arena e Lajmit
” “
