Më rastin e “Foglio Sportivo 2023”, Paolo Skaroni ka dhënë edhe disa deklarata në lidhje me momentin e Milanit dhe disa lojtarë kuqezi.
DERBI – “Isha në humor më të mirë para ndeshjes, po kështu e ka futbolli, çfarë të bëjmë. Si t’i japim energji Milanit? Jam i sigurt që do të kemi energji në ndeshjen e kthimi. Personalisht nuk e konsideroj të përfunduar çështjen e kualifikimit. Ne kemi besim, nuk e them unë, por e thotë trajneri ynë, Pioli. Shohim përpara plot besim, por le të mendojmë për Specian në kampionat fillimisht”.
DE KETELARE – “Më duhet të them se brenda Milanit, dëgjoj nga ata që besojnë se kjo blerje do të japë rezultatet e pritura. Ekziston një plan A, i cili është t’i japim vlerë kësaj blerjeje. Durimi është një nga virtytet tona, lojtarët tanë janë trashëgimia jonë dhe kjo ka ndodhur edhe me Tonalin”.
IBRAHIMOVIÇ – “Mendoj se nëse ndihet mirë, duhet të vazhdojë të qëndrojë te Milani. Ai duhet të ndihet i mirë, por vetëm ai mund ta tregojë. Për sa kohë e kam parë në klub apo stërvitje, më është dukur i përfshirë, ndaj nëse ndien se duhet të vazhdojë të luajë, atëherë mos të ndalet.
LEAO – “Rinovimi i Rafaelit është në duart e administratorit Furlani dhe drejtorit Maldini. Nuk i di detajet, por të dy drejtuesit tanë i kam parë qetë”.
Arena e Lajmit
” “
