“Pritës i kokainës që kishte ardhur me kontejner nga Ekuadori”, kosovari i arrestuar në Morinë do të ekstradohet drejt Belgjikës. Provat që e ‘fundosën’

Auto Auto Ekstradim Rinas1534973986 650x35815349763581541585766 1

Një shtetas kosovar, i cili u arrestua në mars të këtij viti në pikën kufitare të Morinës, do të ekstradohet drejt Belgjikës.

Bëhet fjalë për shtetasin Berat Gashi, i cili rezulton i dënuar me 40 muaj burg nga gjykata e qytetit të Amversit për kryen e dy veprave penale. Konkretisht Gashi akuzohet për tentativë vjedhje të një sasie kokaine në portin e Amversit, ku është pikasur në nga pamjet filmike pranë kontejnerëve që kishin ardhur nga Ekuadori si dhe për trafik droge.

“Berat Gashi, është dënuar për tentativë posedimi, blerje dhe transport të kokainës, e kryer në bashkëpunim, shkelje të cilat janë kryer në Antwerp në datën 7 dhe 8 mars të vitit 2021. Në mbrëmjen e 7 marsit duke u gdhirë 8 marsi 2021, Gashi u pa kur ai dhe një bashkëpunëtor ishin mes kontejnerëve në portin e Antwerp-it, mesa duket për të hequr drogën nga një kontejner. Ai u arrestua nga forcat e policisë pasi u mundur të largohej nga vendi i ngjarjes. Një çanë shpine dhe dy çanta sportive u gjetën midis kontejnerëve dhe një çelës u gjet në rrugën e arratisjes. Nga kontrolli në telefonat e tyre u mësua se ata kishin hyrë në Belgjikë më datën 7 mars 2021, ora 23:55. Nga kontrolli i kamerave u mësua se dy të akuzuarit mund të shihen nëpërmjet kontejnerëve rreth orës 00:09 dhe 01:43. Ata kishin veshur rroba të zeza dhe po lëviznin nëpërmjet kontejnerëve.”, thuhet në dosjen hetimore.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×