E njihte që kur eliminonte Laçin, Solskajer: E ofrova Haland te Junajtid, nuk ma pranuan

Erling Haland është padyshim një nga futbollistët më të mirë në botë dhe statistikat e rekordet që po thyen në moshën 22-vjeçare, janë mbresëlënëse. Cilësitë e tij, janë vënë re më herët nga trajnerët që ka pasur dhe një ndër to është edhe Ole Gunar Solskjaer.

haland

Trajneri norvegjez drejtonte Molden në vitin 2018 dhe Haland ishte pjesë e skuadrës së tij. Atë sezon, Solskjaer me Molden eliminonin Laçin nga Liga e Europës duke fituar 0-2 në Laç dhe 3-0 në ndeshjen e kthimit. Në fitoren 3-0, një nga golat e Moldes u shënua pikërisht nga Haland.

Solskjaer tregon për “The Sun” një prapaskenë që mund ta dërgonte Haland te Junajtid për vetëm 4 milionë paund, por “djajtë e kuq” e kishin refuzuar. “I kërkova Mançester Junajtidit 4 milionë paund për Haland, por nuk firmosën me të”. Këtë ‘ofertë’, Solskjaer ia bënte Junajtidit rreth 6 muaj para se të firmoste si trajner i tyre.

Arena e Lajmit

” “


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×