Klop: Lojtarët duan të vijnë te Liverpuli edhe pa Champions-in

Jurgen Klop beson se Liverpuli mbetet një klub tërheqës për futbollistët e rinj në merkato, edhe në rast se ata nuk do të arrijnë që të kualifikohen në Champions.

klop

Me 6 fitore radhazi “reds”-at janë rikthyer në garë për 4 vendet e para të Premier Ligës, por gjithsesi nuk e kanë ata në dorë. Ata renditen të pestët me 62 pikë, vetëm 1 pas Junajtidit të vendit të katërt, pavarësisht se Liverpuli ka luajtur një ndeshje më shumë. “Ka vetëm një gjë që ne nuk mund të garantojmë këtë vit dhe ajo është që do të luajmë futboll në Champions.

Gjithçka tjetër është siç ka qenë më parë. Ky është një klub fantastik dhe shpresojmë që të jemi edhe më të mirë sezonin e ardhshëm. Ne nuk kemi qenë thuajse kurrë në situata kur kemi qenë duke biseduar me një lojtar dhe të na ketë thënë: ‘OK, shihemi nëse kualifikoheni në Champions’. Ne jemi ende Liverpuli dhe jemi shumë joshës për shumë nga lojtarët”.

” “


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×