Ksavi ironizon me gazetarët: Do ta lija ekipin 8 ditë pushim, por u kujtova që duhet të fitojmë titullin

Barcelona luan nesër derbin ndaj Espanjolit dhe një fitore, do t’i jepte matematikisht titullin kampion. Në prag të këtij takimi, para mediave ka dalë të flasë trajneri Ksavi Hernandez.

Xavi-Hernandez-1

Trajneri i katalanasve i kishte lënë futbollistët pushim për 5 ditë dhe i pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë vendim, Ksavi nuk i ka kursyer ironitë.

“Kisha menduar që t’iu jepja 8 ditë pushim por mendova se janë shumë. Pastaj u kujtova që nuk kemi fituar titullin, kështu që duhet ta fitojmë. Pasi fola me trajnerët fizikë, e vendosëm që t’i linim 5 ditë pushim”, u shpreh Ksavi.

Arena e Lajmit

” “


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×