“Mund të luajë shanset me Interin”, Shevçenko: Bukur ta shoh Milanin kampion në Stamboll

Milanin e pret një mision i vështirë të martën, pasi duhet të përmbysë rezultatin 0-2 ndaj Interit nga ndeshja e pak ditëve më parë. Megjithatë, besimi te kuqezinjtë është i madhe se gjithçka mund të arrihet.

SHEVCENKO 1

I këtij mendimi është edhe legjenda e kuqezinjve, Andri Shevçenko i cili shprehet Milani mund të provojë shanset, nëse në pjesën e dytë luan siç luajti në të parën. Sulmuesi ukrainas shtoi se do të ishte gjë e bukur për të nëse do ta shihte sërish Milanin duke fituar Championsin.

Unë jam pozitiv. Duhet të harrojmë pjesën e parë. Në pjesën e dytë pati një reagim të duhur, me shpirtin dhe qëndrimin e duhur, me një plan ndeshjeje. Kthimi duhet të jetë si pjesa e dytë. Mmund të luani shanset tuaja ashtu. Do të ishte bukur ta shihja Milanin duke u rikthyer në Stamboll dhe duke e fituar.

Arena e Lajmit

” “


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×