Tentoi të fuste një kariktatore pistolete në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës (EMRI)

1587464986 Burguidrenoves

Një punonjësi i policisë në IEVP Drenovë është kapur me një karikator pistolete. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se polici Etjen Gjata, është ndaluar gjatë kontrollit pasi i është gjetur karikatori i pistoletës i mbushur, të cilin tentoi ta futë në ambientet e brendshme të burgut.

Ngjarja ka ndodhur gjate paradites. Mësohet se ky punonjës policie ka lidhje me një të dënuar të sigurisë së lartë. Nuk dihet arsyeja se përsë ka dashur të fusë karikatorin e pistoletës brenda ambienteve të burgut.

Pritet që rrethanat të zbulohen nga hetimi që do të kryhet për rastin.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×