VIDEO/ Ndeshje spektakolare me 7 gola, Dortmundi nuk i ndahet Bajernit  

Dortmundi mposhti Borusia Mynshenglabah me rezultatin 5-2, në duelin e vlefshëm, për javën e 32-të të Bundesligës gjermane, duke i ushtruar presion kryesuesve të Bajernit, 2 javë nga fundi i kampionatit. Skuadra e Tuhel udhëheq me 68 pikë, 1 më shumë se Dortmundi i vendit të dytë. 

Dortmund

Për sa i përket duelit të sotëm, verdhezinjtë, dhuruan spektakël në pjesën e parë, duke shënuar plot 4 herë. Ishte Malen që hapi serinë e golave në minutën e 5-të, teksa Bellingham dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.  

Më pas ishte radha e Haler, që me dopietën e tij në minutat 20 dhe 32, vulosi pjesën e parë në 4-0. Në fragmentin e dytë të lojës u shënuan edhe 3 gola të tjerë. Miqtë provuan të rihapnin disi sfidën në minutat 75 dhe 85, falë golave të Bensebaini dhe Stindl, por vetëm kaq, pasi ishte Rejna që në minutën e 5-të shtesë, vulosi shifrat në 5-2.  Ky ishte triumfi i 21-të në kampionat për Borusian e Dortmundit.   

BAJERNIII

Arena e Lajmit

” “


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×