Real Madrid ka fituar 1-0 ndaj Getafes këtë të shtunë në darkë, por Karlo Ançeloti nuk ka dalë i gëzuar nga stadiumi. Shkak është bërë një dëmtim në pjesën e dytë i Eduardo Kamavinga.
Mesfushori ka pësuar një ndrydhje në gju dhe kjo ka shqetësuar jo pak teknikun pasi mesfushori francez është kthyer në një pikë kyçe për prapavijën e skuadrës së tij.
Kamavinga kohët e fundit ka luajtur si mbrojtës i majtë me madrilenët në Champions. Mungesat e shumta kanë bërë që ai të improvizohet në këtë rol dhe të tregojë një paraqitje të mirë, sidomos në sfidën e parë ndaj Sitit ku ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës.
Mediat spanjolle aludojnë se dëmtimi i tij është shqetësues dhe mund ta nxjerrë jashtë planeve të skuadrës për sfidën e kthimit kundër anglezëve në këtë mesjavë, duke detyruar Ançelotin që të bëjë një tjetër rotacion në radhët e ekipit.
Arena e Lajmit
” “
