Presidenti i Këshillit të Ambasadorëve, ish-ministri Besnik Mustafaj deklaroi se deklaroi se problemet e shfaqura mëngjesin e sotëm për pajisjet e identifikimit elektronik ngrenë dyshime dhe njollosin këtë proces zgjedhor.

I ftuar në studion e News24 Mustafaj tha siç ndodh në vendin tonë, nga pasditja mund të rritet pjesëmarrja në votime. Mes të tjerash ai tha se kjo është një ditë e shënuar për Shqipërinë, pasi do të shkëputet nga sistemi monist.

“Kjo është një ditë e shënuar për Shqipërinë. Besoj se vendit do t’i kthehet pluralizmi pushtetit vendor, pasi kemi pasur sistem monist. Ndaj është proces historik. Kam votuar. Deri tani bojën në gisht e kam në rregull (nuk është fshirë). Jam njohës i keq i teknologjisë. Sot teknologjia ka rritur në nivelet të tilla dhe shifra që i është dhënë KQZ është e lartë.

Jam i befasuar, pasi ka pasur kohë për t’i testuar këto pajisje dhe nuk e nderon fare këtë proces. S’jam paranojak nga natyra, por ska vend për dyshime. KQZ duhet të merrte parasysh se ne kemi një popull të lodhur nga pandershmëria. Nga historia elektorale, nga 91 e deri sot, në të gjitha rastet kur pjesëmarrja ka qenë e madhe, ka qenë në favor të opozitës. Në këtë kuptim, në këtë përqindje të ulët se kuptoj se si mund të ndodhë përmbysja. Besoj se votuesit do të shtohen, dhe do të kemi rritje të numrit të pjesëmarrjes në zgjedhje”, tha Mustafaj.

Arena e Lajmit

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit