Deputeti demokrat, Tritan Shehu deklaroi se i gjithë shteti është mobilizuar për të terrorizuar qytetarët, duke iu referuar rastit të arrestimit të kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri, pasi akuzohet për blerje votash.

Në një lidhje përmes skype për News24, Shehu theksoi se rrëmbimi i kandidatit 2 ditë para zgjedhjeve, ndodh si në diktaturë.

“Nga keqpërdorimi i pushtetit deri te një vizitë që mund të bëjnë, për mos të thënë për paratë që po hidhen, për investimet që bëhen në fushatë elektorale. Pas një program, në mënyrë ilegale, deri te përdorimi i institucionit të policisë, siç ndodhi në Memaliaj. Ky është falsitet, për të fshehur krimet e tyre elektorale. Duan të terrorizojnë popullsinë. Është skenar në vazhdim i tentativave për të terrorizuar qytetarët. Kambanat e fitores së PD, të koalicionit tonë në këto zgjedhje po bien.”, tha ai.

 

Arena e Lajmit