
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat ka bërë thirrje që edhe në këto dy orë të mbetura, qytetarët të dalin dhe të shprehin vullnetin e lirë me votë.
“Edhe 2 orë na ndajnë nga Ndryshimi që të gjithë presim nga Ndryshimi që aq shumë e dëshirojmë. Vota e çdo qytetari ka një vlerë të çmuar për veten e tij dhe të familjes se tij. Të votojmë masivisht sepse vetëm se kjo e bën të pandalshme Fitoren e Ndryshimit. Një thirrje për të gjithë të rinjtë, gratë dhe prindërit tanë! Askush nga ju nuk duhet të rrijë pa votuar. Fuqia e ndryshimit eshte tek vota jote.
Duhet të votojmë sepse në këtë mënyrë vendosim vetë për veten tonë dhe nuk e lëmë fatin tonë në duart e të tjerëve. Votoni, votoni, votoni! Çdo votë ka nje peshe te jashtezakonshme sepse ajo mund te jete vota vendimtare. Vota eshte ura midis shpreses dhe ndryshimit. Kaloje ate ure dhe beje ndryshimin per vete dhe familjen tende”, deklaroi ajo.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit