“Nuk më mbetet peng Topi i Artë”, Bufon nuk harron: Eliminimin nga Reali e kam në zemër

Juventusi ka qenë disa herë në vitet e fundit pranë trofeut të Ligës së Kampionëve, por pa arritur ta fitojë. Një nga ndeshjet që i “vret” më shumë bardhezinjtë mbetet ajo ndaj Real Madridit, ku torinezët eliminoheshin në sekondat e fundit.

bufon (1)

Vetë Bufon e ka pranuar që ajo është një ndeshje që do të mbetet gjatë në mendjen e tij, ndërkohë që ka folur edhe për vitin 2006 kur Bufon ishte një nga kandidatët për të fituar “Topin e Artë”, vit në të cilin e mori Fabio Kanavaro.

“Eliminimin kundër Real Madridit do ta mbaj gjithmonë në zemër. Përfundoi ashtu siç përfundoi, por ishte një ndeshje e pabesueshme. Gjëja më e keqe? Italia në finalen e Europianit me Spanjën, ne ishim inferiorë ndaj tyre, por mund të kishim bërë më shumë”.

Topi i Artë? Nuk jam i zhgënjyer. Normalisht që isha duke shpresuar por do të zhgënjehesha nëse do ta merrte një person që nuk e meritonte”, u shpreh Bufon.

Arena e Lajmit

” “


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×