
Bashkëshortja e Boris Johnson, Carrie Johnson pritet të sjellë në jetë fëmijën e tretë., ku lajmin e ëmbël e ka dhënë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.
Carrie në ‘Instagram’ ka ndarë foton krah dy fëmijëve të saj dhe shkruan se bebi pritet të vijë në jetë muajin e ardhshëm.
“Anëtari i ri i ekipit mbërrin në vetëm pak javë 🐣.Jam ndjerë shumë e rraskapitur për pjesën më të madhe të 8 muajve të fundit, por mezi presim të takojmë këtë të voglën. Ëilf është i emocionuar për të qenë sërish një vëlla i madh dhe flet vetën për këtë gjë. Ndërsa Romy nuk e ka idenë se çfarë do të vijë… Por ajo së shpejti do ta ketë!”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që çifti ka dy fëmijë, djali Wilfred Lawrie Nicholas Johnson 3 vjeç dhe vajza Romy Iris Charlotte Johnson 1 vjeçe.
” “