Kampionati i Kosovës ka hyrë në një fazë shumë të nxehtë kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi. Drita dhe Ballkani duket se do të jenë kokë më kokë deri në minutat e fundit të kampionatit, pasi diferenca mes tyre tashmë ka shkuar në 2 pikë.
Një hap i gabuar i skuadrës së Dritës, ka lejuar Ballkanin të ngjitet në krye. Drita ka barazuar me rezultatin 1-1 në derbin e Anamoravës ndaj Gjilanit, duke humbur një mundësi të artë për të qenë në krye. Goli i shënuar nga Rron Broja në minutën e 32, është barazuar nga Zeka në të 82-ën. Kaq ka mjaftuar për dy skuadrat.
Nga ana tjetër, Ballkani ka mundur në shtëpi skuadrën e Llapit me rezultatin 1-0. Një gol i Rrahmanit në të 31-ën, i ka mjaftuar skuadrës së Ilir Dajës për të marrë kryesimin e kampionatit.
REZULTATET:
Ballkani 1-0 Llapi
Gjilani 1-1 Drita
Drenica 1-4 Dukagjini
Ferizaj 1-0 Trepça 89
Malisheva 1-1 Prishtina
RENDITJA:
Arena e Lajmit
” “
