
Këngëtarët Adele, Dua Lipa, Harry Styles dhe Dua Lipa janë ndër njerëzit më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën 35 vjeç, sipas listës të Sunday Times.
Pasuria e këngëtarëve llogaritet të jetë më tepër se 150 milionë.
Për personat nën moshën e 35 vjeç, Ed Sheeran, 32 vjeç renditet i shtati më i pasur me një pasuri prej 300 milionë paund, i ndihmuar nga albumi i tij i gjashtë i shitur me shpejtësi “Subtract”.
Këngëtarja Adel, 35 vjeç renditet në vendin e nëntë me 165 milionë paund. Këngëtarja e lindur në Londër ka shitur më shumë se 100 milionë albume dhe në fillim të këtij viti ajo njoftoi se rezidenca e saj luksoze në Las Vegas do të zmadhohej. Thuhet se ajo paguan 500,000 £ për shfaqje.
Harry Styles pati albumin më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar me “Harry’s House”, dhe aktualisht është në turne në MB. Pasuria e 29-vjeçarit është 150 milionë paund.
Po ashtu këngëtarja Dua Lipa , e cila gjithashtu modelon dhe luan në filmin e fundit të Barbie, shfaqet në vendin e 21-të me një pasuri të vlerësuar prej 75 milionë funte në moshën 27-vjeçare.
Lista e plotë e 35 personave më të pasur:
1. Duka i Westminsterit, 9.87 miliardë paund
2. Lady Charlotte Ëellesley, 2.17 miliardë funte
3. Johnny Boufarhat, 1.71 miliardë paund
4. Ben Francis, 900 milionë funte
5. India Rose James, 758 milionë funte
6. Oliver dhe Alexander Kent-Braham, 455 milionë funte
7. Ed Sheeran, 300 milionë funte
8. Rory McIlroy, 200 milionë funte
9. Adele, 165 milionë funte
10. Timothy Goowin, 163 milionë funte
11. Lewis Morgan, 160 milionë funte
12. Dan dhe Melanie Marsden, 151 milionë funte
13= David Campbell, 150 milionë funte
13= Anthony Joshua, 150 milionë funte
13= Harry Styles, 150 milionë funte
16. Christian Oëens, 101 milionë funte
17. Vishal Karia, 98 milionë funte
18. Daniel Radcliffe, 92 milionë funte
19. Reece Wabara, 83 milionë funte
19.Charlie Wilson, 83 milionë funte
21. Dua Lipa, 75 milionë funte
22. Gareth Bale, 70 milionë funte
23. Raheem Sterling, 61 milionë funte
24.Reiss dhe Kris Edgerton, 60 milionë funte
24. Josh Stevens, 60 milionë funte
24. Emma Watson, 60 milionë funte
27. Charlie Morgan, 55 milionë funte
27.Jackson Quinn, 55 milionë funte
29.Niall Horan, 54 milionë funte
29.Ayman Rahman dhe Fateha Begum, 54 milionë funte
29. Louis Tomlinson, 54 milionë funte
32. Harry Kane, 51 milionë funte
33. Cara Delevingne, 50 milionë funte
33. Christian Facey, 50 milionë funte
33. Daniel Knight, 50 milionë funte
” “