Federiko Gati: Nuk dua që goli im të ketë vlejtur kot ndaj Sevijas, ndeshja e kthimit premton shumë…

Federiko Gati konfirmohet njeriu i golave me peshë dhe sërish në arenën kontinentale.

3702717-75344268-2560-1440

Pas atij të fitores 1-0 në kundër Sportingut të Lisbonës, sërish në Torino, i cili në fund do të vlente edhe kualifikimin pikërisht për në gjysmëfinale, mbrojtësi i blerë nga Frozinone për 7.5 milionë euro mban gjallë shpresat e Juves për finalen e madhe të turneut, duke barazuar në të 97-ën ndaj Seviljes, në “Allianz Stadium”.

“Goli im këtë herë vlen shumë, pasi na konfirmon se jemi të gjallë dhe pa dyshim është një motivim më shumë për ndeshjen e kthimit, të enjten e ardhshme. E dimë që kishim përballë një skuadër eksperte të Ligës së Europës si Sevilja, por ne jemi Juventusi dhe unë nuk dua që goli im të ketë vlejtur në fund vetëm për statistikë. Ndeshja e kthimit do të jetë ndryshe dhe nëse në Torino presioni ishte i gjithi mbi ne, të enjten tjetër edhe Sevilja do ta ndjejë këtë gjë dhe ne duhet të përfitojmë, por duke bërë gjithsesi një ndeshje shumë herë më të mirë sesa kjo e para”, tha Gati.

Arena e Lajmit

” “


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×