Nuk kanë fund problemet për Shakirën dhe Pique! Këngëtarja shfaq dy djemtë në klipin e saj, ish-futbollisti i drejtohet avokatëve: Është shokuar

shakira1-500x316-1

Shakira bëri bujë edhe një herë duke publikuar videoklipin e këngës “Acrostico”, ku është shoqëruar nga fëmijët e saj Milan dhe Sasha.

Në videoklipin, i cili mesa duket është regjistruar në shtëpinë ku ata jetonin në Barcelonë, pak ditë para se të shpërnguleshin në Miami, shihen fëmijët duke kënduar përkrah nënës së tyre dhe duke e shoqëruar në piano.

Kënga ka marrë vlerësime shumë të mira, që nga videoklipi emocionues e deri tek performanca muzikore e Milanit dhe Sashës, të cilët kanë marrë komplimenta nga më të shumtat.

Por është dikush që mesa duket nuk është aspak i lumtur për këtë situatë dhe nuk është askush tjetër veç se Gerard Pique.

Sipas burimeve, ish-futbollisti është shokuar nga shfaqja e fëmijëve të tij në videon e Shakirës.

Gazetarja e njohur spanjolle Lorena Vazquez në “Y ahora Sonsoles”, tregon se ish- lojtari i Barcelonës nuk e dinte që fëmijët e tij ishin në videon e nënës së tij.

“Ai nuk e dinte, as i është kërkuar leje, as autorizim dhe duket se nuk ia kishin thënë as fëmijët e tij”, ka theksuar Vazquez.

Zemërimi i Piques që nuk ishte informuar për pjesëmarrjen e fëmijëve të tij në videoklip është aq i madh sa ai tashmë i është drejtuar avokatëve të tij për të parë se çfarë mund të bëhet.

“Ai është në shok. Ai ka folur me avokatin e tij për të parë se çfarë mund të bëhet për këtë,” treguan ata.

” “

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×