Pas një lidhje 1- vjeçare, Billie Eilish i jep fund marrëdhënies me artistin

arenalogo_madhe

Billie Eilish dhe Jesse Rutherford janë ndarë dhe largimin e tyre nga njëri-tjetri e konfirmoi Page Six, duke shtuar se ata të dy, edhe pse s’janë çift, vijojnë të jenë miq të mirë.

Eilish (21 vjeç) dhe Rutherford (31 vjeç), nuk janë parë më bashkë që prej festivalit Coachella, i zhvilluar në prill të këtij viti.

Ata u lidhën në tetor të vitit 2022 dhe më pas, e bënë lidhjen publike më 1 nëntor, duke ngjallur edhe shumë reagime nga njerëz të ndryshëm, për shkak të diferencës së moshës. Ende nuk dihen arsyet e ndarjes mes dy artistëve, por gjithsesi, janë ndarë miqësisht.

” “

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×