Shqiptarët votuan sot për kryebashkiakët e rinj që do të drejtojnë 61 bashkitë e vendit për 4 vitet e ardhshme. Ashtu siç e përcakton dhe Kodi Zgjedhor, votimi është mbyllur zyrtarisht në shumë qendra votimi, edhe pse në disa prej tyre u detyrua të shtyhej orari për shkak të radhës së qytetarëve që prisnin për të hedhur votën në kutitë e votimit.

Teksa në 3 bashki, Vorë, Kamzë dhe Elbasan u zhvillua votim elektronik. Në Vlorë ka fituar kandidati i PS, Blerim Shera, ndërsa vijon gara në Elbasan dhe Kamez, ku kryesojnë socialistët.

Ndërkohë gazetari Osman Stafa raporton se në qendrën e votimit nr. 1459/1, në Durrës, është bllokuar një kuti për shkak se komisionarët kanë harruar procesverbalin jashtë kutisë.

Arena e Lajmit

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit