Kanë përfunduar dy ndeshjet e vlefshme për javën e 36-të të Premier Ligës.
Mançester Siti nuk ka zhgënjyer në transfertë me Evertonin. “Qytetarët” kanë triumfuar me rezultatin 3-0 duke vijuar rrugën drejt titullit.
Gyndogan ka shënuar dy gola në të 37’ dhe 51’, ndërsa Haland në të 39’.
Me këtë fitore ekipi i Guardiolës shkon në kuotën e 85 pikëve ndërsa Evertoni renditet në vendin e 17-të me 32 pikë.
Brentford ka mposhtur Uest Hemin me rezultatin 2-0.
Arena e Lajmit
” “
