Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, dhe trajneri Çavi Hernandez kanë qenë pa diskutim dy të fituarit e mëdhenj në suksesin e Barçës kampione e Spanjës. Janë ata arkitektët e kthimit të Barçës te titulli pas katër sezonesh dhe veçanërisht pas peripecish të panumërta si pasojë e problemeve financiare të klubit. Ka qenë presidenti Laporta, i cili ka folur për mediat spanjolle pas triumfit në La Liga.
LAPORTA – “Ka qenë më e thjeshtë nga çfarë e kishim menduar. Prisja një tjetër Espanjol, por e kemi dominuar tërësisht takimin duke e merituar fitoren. E kemi dominuar La Ligën në këtë sezon dhe jemi fituesit e merituar. Jemi kampionë të Spanjës dhe tani duhet të festojmë. E kishim vënë si objektiv kthimin te trofetë dhe ky sezon na ka dhënë dy të tillë. Pas Superkupës së Spanjës ka ardhur dhe titulli në La Liga. Kemi kaluar sfida të mëdha. Kemi shpëtuar klubin ekonomikisht, u kemi kthyer gëzimin tifozëve tanë dhe tani kemi fituar trofe të rëndësishëm. Fituam La Ligën se ishim më të mirët.
ÇAVI – “Ndjesi magjike. Gjithçka nisi në korrik dhe u mbyll me këtë triumf, 10 muaj punë, mund e sakrificë. I kemi vënë kapak titullit me një paraqitje spektakolare”, tha Çavi. Ndërkaq, Reali i Madridit është bërë klubi i parë që ka përgëzuar Barçën për titullin kampion.
Arena e Lajmit
” “
