FOTO/ “Jashtë këtij planeti”, mediat “përulen” përpara Man.City, “tripleta” në horizont

Matematikisht titulli erdhi nga divani, falë blofit të Arsenal, por djemtë e Pep Guardiola-s e festojnë përballë publikut të tyre titullin e tretë radhazi në Premier League. Ky ishte suksesi i 5-të në 6-të vitet e fundit, shifra që tregojnë qartë dominimin absolut të Man.City në Premier League.

Përballë Chelsea-t, Guardiola aktivizoi ekipin B, por dhe në këtë rast diferenca me londinezët dhe ekipet e tjera është e madhe. Alvarez shënoi golin e fitores në minutën e 12-të.

Në “Etihad”, tifozët shijuan ceremoninë e trofeut, për të festuar më pas në rrugët e Mançesterit. Me titullin e tretë radhazi në Premier League, Guardiola barazon një legjendë si Sir Alex Ferguson. Ky ishte titulli i 33-të në karrierë për teknikun spanjoll, por askush nuk dëshiron të ndalet këtu, në program janë dhe dy finale, me 3 qershor luhet finalja e FA Cup kundër Man.United ndërsa me 10 qershor përballet me Interin në Stamboll për finalen e Champions League.

Daily Express
Daily Express

Në letër ky është viti përfekt për të fituar “Tripletën” e famshme: “Jashtë këtij planeti”, ky titull i Daily Express tregon qartë forcën e Man.City.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×