EMRI/ Ish-punonjëse e BSH, kush është e reja që mashtroi babain dhe 2 djemtë duke iu marrë 340 mijë euro. Futi në kurth dhe një grua

Një 30-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës gjatë operacionit “Mashtrimi i fundit” pasi iu ka marrë me anë të mashtrimit tre personave, babait dhe dy djemve një shumë prej 340 mijë eurosh duke iu premtuar se do i ndihmonte në një proces gjyqësor.

Burime për “” bënë me dije se bëhet fjalë për 30-vjeçaren Milena Deraj, ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë.

30-vjeçarja ka mashtruar 3 shtetas (babain dhe dy djemtë), duke iu marrë 340 000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Gjithashtu, mësohet se 30-vjeçarja Deraj ka mashtruar edhe një shtetase tjetër, duke i marrë 230 000 euro, me premtimin për t’i investuar në bono thesari.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×