Terrorizoi fshatin në Berat duke qëlluar me armë në ajër nga automjeti, arrestohet i riu nga Elbasani

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka terrorizuar banorët e fshatit duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Ngjarja ndodhi në fshatin Lapardha rreth orës 20:30.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet H. D., 34 vjeç, banues në Elbasan, me precedent kriminal të mëparshëm në fushën e narkotikëve. Po ashtu është proceduar penalisht për moskallëzim të krimit një shtetas tjetër, me inicialet E. S., banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka shoqëruar në automjet shtetasin H. D., dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti me të cilin qarkullonte shtetasi H. D. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×