Vodhi bizhuteri me vlerë mbi 67 mijë euro, arrestohet “skifteri” shqiptar në Spanjë

Një shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi akuzohet për vjedhje të bizhuterive me vlerë mbi 67 mijë euro.

Mediat e huaja shkruajnë se policia spanjolle ka kapur shqiptarin duke drejtuar automjetin e tij, ku brenda u gjetën 375 bizhuteri të vjedhura, me vlerë 67,575 euro.

Autoritete spanjolle janë duke punuar për kthimin e bizhuterive dhe sendeve me vlerë tek pronarët legjitimë. Sakaq, shqiptari ndodhet në burgun e qytetit Álava.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×