Shfaqën shenja asfiksie, përfundojnë në QSUT disa punonjëse të një fabrike në Bathore

Policia e kryeqytetit ka njoftuar se disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, pasi nuk janë ndjerë mirë gjatë punës.

Blutë njoftojnë se punonjëset kanë shfaqur simptoma asfiksie, por se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, janë paraqitur për kontroll mjekësor në QSUT disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore, të cilat gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie. Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×