Aksident i rëndë në Berat/ Po ecte me biçikletë tek vijat e bardha, përplaset nga një makinë dhe merret zvarrë për disa metra, 68-vjeçari në gjendje kritike (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen “Çelepias” në Berat.

Gazetarja Eneida Petova raporton se një 68-vjeçar është përplasur nga një makinë, teksa kalonte me biçikletë në vijat e bardha të rrugës. Pas përplasjes, automjeti tip VolsWagen Passat, me targa AA 590 FC, e ka marrë zvarrë për disa metra dhe më pas ka ndaluar.

I moshuari Agim Mingu është përplasur pa ndjenja në asfaltin e rrugës, deri në mbërritjen e ambulancën që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Mjekët e spitalit konfirmojnë se ai ndodhet në sallën e operacionit dhe gjendja e tij është kritike.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të shumtë të policisë, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, ndërkohë që po kërkohen edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth, të cilat do të hedhin dritë mbi dinamikën e aksidentit.

Burime zyrtare të policisë konfirmojnë se drejtuesi i mjetit Volswagen Passat është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, ku edhe po jep dëshminë e ti në lidhje me ngjarjen.

Burime nga dëshmitarë në vendngjarje konfirmojnë se automjeti që shkaktoi aksidentit ishte duke qarkulluar me shpejtësi të madhe në këtë zonë të banuar.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×