Ndeshja e fundit me Arsenalin, Granit Xhaka falenderon tifozët

Çdo fillim e ka një fund. Granit Xhaka do të largohet nga skuadra e Arsenalit pas shumë vitesh qëndrimi në Londër. Para ndeshjes së fundit të kampionatit, mesfushori shqiptar ka bërë një postim në Instgram, ku shkruan: “Faleminderit Gooners”.

Sezoni i fundit ka qenë më i miri për të te kjo skuadër. Xhaka, përveç 5 golave dhe 7 assisteve, ndihmoi skuadrën në rikthimin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Uefa Champions League.

30-vjeçari nuk ka kaluar vetëm ditë të mira te Arsenali, pasi nuk mund të lihet pa përmendur edhe raporti ndonjëherë problematik me tifozët.

Xhaka përflitet se mund të kalojë në Bundesligë, me Bayer Leverkusen që shihet si destinacioni i tij. Gjithsesi, na mbetet të presim e të shohim.

Xhaka3
Xhaka3

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×