Kundërshtoi punonjësit e policisë për kryerjen e kontrollit të automjetit, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë

DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. N., 27 vjeç, banues në Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrollit në një automjet ku 31-vjeçari ishte pasagjer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×