Martesë tek Inter, kurorëzohet “demi”, Messi mungesa e madhe e dasmës

Dy ditë pas Shën Valentinit, Lautaro Martinez i kërkoi dorën Agustina Gandolfos për t’u martuar.  Dhe ja dita e shumëpritur për ta erdhi. Mbrëmbjen e së hënës do të zhvillohet ceremonia fetare, e planifikuar në Cernobbio në liqenin e Comos, pastaj festa do të shpërngulet në Villa d’Este, por për shkak të rrezikut të shiut, duhet të spostohet në hotelin po aq luksoz Mandarin.

Do të jenë rreth 200 të ftuar, ku shumë janë argjentinas. Nuk do të ketë menaxherë dhe as të gjithë shokët e Interit. Është një martesë e përshtatur mirë mes dy finaleve, asaj të Kupës së Italisë dhe asaj të Ligës së Kampionëve, me njërin trofe tashmë në shtëpi, ku Lautaro ishte protagonist me dy golat e tij.

Sigurimi i Champions për sezonin e ardhshëm ka bërë që trajneri Inzaghi t’u japë dy ditë pushim të tijve dhe nga kjo ka përfituar sulmuesu argjentinas. Janë shumë të ftuar VIP, por ylli i botës, Lionel Messi, nuk ka udhëtuar, duke qëndruar në Barcelonë.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×