Në burg për blerje votash/ Probleme me zemrën, Fredi Beleri përfundon në spital

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, që ndodhet pas hekurave për blerje votash, ka shfaqur probleme me shëndetin e tij.

Mësohet se prej disa ditësh ai ka përfunduar nga qelia e paraburgimit në QSUT, pas problemeve me zemrën. Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit nën akuzën e blerjes së votave.

Aktualisht Beleri vazhdon betejën për të fituar lirinë. Ai është shpallur fitues i zgjedhjeve nga KQZ si kryebashkiak i Himarës, pasi u kandidua nga koalicioni Berisha-Meta, ndërkohë rrezikon të humbasë mandatin nëse dënohet.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×