Serbët protesta kundër kryetarëve shqiptarë/ News24 në Mitrovicë, ja si paraqitet situata në Veri të Kosovës

News24 ka udhëtuar drejt Mitrovicës, atje ku po regjistrohen sërish tensione. Në një lidhje live për News24, gazetari Osman Stafa raportoi se Leposaviq dhe Zubin Potok, po regjistrohen problematika, pasi në 4 komuna me shumicë serbe, kryetarët e tyre janë shqiptarë, të cilët marrin sot detyrën zyrtarisht.

Stafa tha se situata është shumë e nderë, ndërsa është KFOR struktura që po tenton që të qetësojë situatën, pasi qytetarët serbë kanë protestuar kundër zgjedhjeve së drejtuesve shqiptarë.

Mësohet se në krye të këtyre protestave janë përfaqësues të Listës Serbe. Teksa ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë nga të dyja palët, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka vënë në gatishmëri ushtrinë.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×