Sezoni i parë me Partizanin, sulmuesi Da Silva: Një nga vitet më të mira në karrierën time

Sulmuesi Da Silva luajti sezonin e parë te Partizani, ku ndihmoi skuadrën në arritjen e titullit kampion. Braziliani zhvilloi 26 paraqitje, ku gjeti rrugën e rrjetës plot 13 herë.

“Jam shumë i lumtur për këtë fitore që erdhi në javën e fundit të këtij kampionati. Besoj se është një nga sezonet më të mira në karrierën time. Jam shumë shumë i lumtur për këtë titull, pasi në Shqipëri kam fituar një Kupë me Vllazninë.

Nuk më vjen aspak keq që nuk u shpalla golashënues i Superiores, rëndësi ka që fitova titullin me Partizanin. Në trupin tim plot me tatuazhe, besoj se ka vend edhe një për Partizanin (qesh)” –Tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×